Rrëfehet për herë të parë Kate Winslte: Ja përse çifti Rose-Jack shkëlqeu dhe filmi Titanic pati sukses

Showbiz

kateret

Prej 20 vitesh filmi Titanic shfaqet në ekran dhe duket se gjithëkush që e ka parë atë film mund të kujtojë çdo frazë e skenë.Mund ta keni parë me dhjetra herë e ende të mos u jetë mërzitur. Kate Winslet këtë mëngjes e ftuar në një emision duket se ka bërë një deklaratë shokuese, sipas të cilës ka qenë dhe arsyeja përse çifti Rose dhe Jack shkëlqeu. 

Kate pranoi se gjatë xhirimeve ajo nuk ka shkuar mirë me Leon .Gjatë 7 muajve punë intensive Kate pohoi se asnjëri nuk kishte simpati ndaj tjetrit dhe duke qenë shumë të rinj dhe jo të famshëm nuk kishte sesi ajo apo Leo ta kishin idhull njëri tjetrin. Sipas aktores kjo ishte në favor të tyre pasi nuk ndrydhte asnjërin dhe ishin shumë spontanë.
Gjatë intervistës Kate tha se gjëja më e bukur rreth Titanikut është se gjithmonë do të flitet për atë film dhe shumë të rinj që as nuk kishin lindur në vitin 1997 jo vetëm e kanë parë filmin por dinë dhe batutat.