Disa ditë pas bërjes publike të vendimit për divorc të ishçiftit më të përfolur të momentit, Demet Özdemir dhe Ouzhan Koç, aktorja e njohur ka bërë deklaratën e saj të parë duke thyer heshtjen e javëve të fundit. Lidhur me pretendimet e shumta që çuan në marrjen e këtij vendimi, Özdemir tha: “Asgjë nuk është ashtu siç flitet! E dija se ne nuk do t’ja mbathnim dot nga hamendësimet e kota të njerëzve që në fakt nuk dinë asgjë për marrdhënien tonë. Martesa është më shumë se sa tjesht një fjalë, është përgjegjësi!”, u shpreh ajo gjatë deklaratës.
Martesa e dyshes, të cilët qëndruan të martuar për 8 muaj, nuk pati një fund të lumtur dhe duket se pëfundoi me ndjenja zemërimi dhe fajësimi nga të dyja palët, ndërsa duket se edhe për shumë kohë do të vazhdojë të flitet pë këtë ndarje sa të papritur po aq edhe të diskutueshme.