Rrëfehet İrem Helvacioğlu/ “Çfarë ndodhi në të vërtetë?”

Showbiz

İrem Helvacioğlu, protagonistja e serialit “Lot në detin e zi”, në intervistën e fundit të vitit 2022, ka treguar se çfarë nuk mundej ta kalonte me lehtësi nga viti që lam pas. “Pandemia dhe gjurmët që ajo la në jetët e të gjithëve, nuk është diçka që mund të kapërcehet dhe harrohet lehtë, besoj të gjithë më kuptojnë për këtë”, u shpreh aktorja duke shtuar se herë pas here vazhdonte t’i ndjente ende efektet që la pas pas koronavirusi.

Aja ka rrëfyer se viti i kaluar kishte qenë shumë i lodhshëm për të, ndërsa periudha e ndrrimit të viteve e kishte gjetur në sheshxhirim pa asnjë ndryshim nga ditët e zakonshme! Aktorja rrëfeu se gjatë periudhës së festave nuk preferonte të festonte jashtë, por të qëndronte me familjarët në ambjentin e ngrohtë të shtëpisë, i cili i kishte munguar shumë së fundmi për shkak të angazhimeve.

Gjatë intervistës gjithashtu ajo ka reaguar pas lajmit, se koleges së saj Ayça Turan, i ishte ofruar mundësia për të interpretuar vazhdimin e personazhit të saj në projektin e ri në të cilin Helvaçiollu ndan rolin kryesor me ish të dashurin e Turan, aktorin Alp Navruz… “Ju më njihni, zakonisht nuk dua të përfshihem në polemika për gjëra të tilla dhe nuk dua t’i përgjigjem pretendimeve, por ndoshta duhet të filloj diku! Teksa firmosja kontratën për projektin tim të fundit, qarkullonte edhe një tjetër lajm lidhur me emrin e koleges sime, dhe në atë kohë u mërzita shumë. Sinqerisht mendova se asaj nuk i përshtatej roli që unë interpretoj sot, ndërsa unë e doja vërtetë shumë atë rol. Tani une po punoj pa pushim për rolin tim çdo ditë të javës dhe aktualisht jam duke xhiruar për 10 episode”, shpjegoi ajo gjatë intervistës. Në përfundim ajo kujtoi se në industrinë e madhe të filmave dhe serialeve, fryma e konkurrencës është po aq prezente sa edhe fryma e bashkëpunimit.