Toni Kroos ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për Real Madridin në fitoren 2-0 ndaj Borussia Dortmundit në finalen e Ligës së Kampionëve. Carlo Ancelotti ka zbuluar se ai tashmë i ka thënë mesfushorit gjerman që të ketë gjithmonë një vend në skuadrën e Los Blancos.
Në një intervistë për Ill Giornale, trajneri italian tha: “Unë i thashë tashmë Toni Kroos… nëse ai ndryshon mendje, ndoshta në muajt e ardhshëm, vetëm një telefonatë dhe ne fillojmë përsëri”! Kroos tashmë e ka bërë të qartë se është pensionuar përgjithmonë dhe nuk ka plane të rikthehet në futboll. Ai e përfundoi karrierën e tij në mënyrë perfekte me një paraqitje të mahnitshme në fitoren ndaj Dortmundit, madje asistoi për golin e parë të Dani Carvajal. Real Madrid thuhet se nuk po kërkon të nënshkruajë një pasardhës të drejtpërdrejtë për mesfushorin gjerman këtë verë. Jude Bellingham ka të ngjarë të luajë më thellë në mesfushë tani që Kylian Mbappe ka mbërritur në klub.