Pas intervistës gjatë së cilës aktori Alp Navruz u shpreh entuziast për lidhjen e dashurisë me aktoren bukuroshe Ayça Turan me të cilën pati një bashkëpunim të suksesshëm më herët, së fundmi edhe aktorja është gjetur para pyetjeve të gazetarëve nëse lidhja e dashurisë së tyre po bën hapa përpara.
“Më duket sikur jap të njëjtat përgjigje duke ju thënë se ne jemi shumë të lumtur”, është përgjigjur Turan. Nga ana tjetër aktorja është pyetur edhe për kriteret e pranimit dhe refuzimit të një oferte. Ndryshe nga shumë kolege të saj që do të pranonin të interpretonin çdo rol për hir profesionit, ajo me u përgjigj duke thënë se i pëlqente të interpretonte karaktere të ndryshme, por kishte kufijtë e saj.
Ajo qartësoi arsyen teksa u shpreh se kushti i vetëm është që projekti të mos përfshijë dhunën dhe abuzimin ndaj grave! “Unë jam shumë, shumë e ndjeshme ndaj kësaj teme, Për këtë arsye nuk mundem të duroj madje as shakanë më të vogël. Jam e sigurt se unë nuk do të marrë asnjëherë pjesë në një produksion që zbukuron dhunën ndaj grave, pavarësisht çdo shpërblimii” Ndryshe nga kjo, projekti ku ajo dhe Navruz interpretuan përballë njër- tjetrit, ishte një komedi romantike, ndër prodhimet më të sukseshme të verës së kaluar.