Rrëfehet Arilena: Ju tregoj arsyet e metamorfozës time dhe lidhjen me djalin e klipit

Showbiz

ffffffffffffffffffffff_1466004753-3594578.jpg

Vetëm pak ditë më parë ka publikuar klipin e saj më të fundit, i cili u komentua si një ndryshim radikal i saj.

E në fakt të gjithë e kujtojnë vajzën çapkëne që nisi hapat e para të karrierës vetëm 14-vjeç në skenën e “X-Factor” e deri tek fluturimin e saj me “Aeroplan”. Por këtë herë këngëtarja Arilena Ara ka ardhur mjaft sensuale, seksi dhe e vendosur në një klip që ngre mjaft pikëpyetje për jetën e saj private. Këto pyetje kanë marrë përgjigje përmes intervistës që Arilena ka dhënë për gazetën Express, ku ndër të tjera flet për marrëdhënien e saj me dashurinë, projektet e reja por edhe kuptimin e këngës së re që duket se ka qenë goditja e duhur për të.

Klipi i ri sjellë një tjetër Arilenë, me të vendosur me sensuale me të rritur, përse zgjodhe të vijë kështu këtë herë?

Ishte momenti i duhur për të sjellë diçka ndryshe që bën diferencën. Unë e fillova karrierën në një moshë shumë të vogël dhe gjatë këtyre viteve ecuria ime ka qenë graduale. I gjithë produksioni dëshironte që të tregonin një dimension tjetër timin duke eksperimentuar në pamje.

Ka vetëm pak ditë që është publikuar klipi cilat kanë qenë komentet që ke marrë?

Feedback-u që kam marrë ka qenë jashtëzakonisht i mire. Ndjehem realisht e lumtur dhe e vlerësuar nga mbështetja e të gjithë kolegëve të mi, miqve dhe fansave. Me dërgojnë qindra mesazhe në ditë, foto dhe video duke kënduar apo kërcyer këngën time. Bashkë me stafin kemi punuar shumë mbi këtë projekt prandaj është ndjenja më e bukur kur shikoj që njerëzit e pëlqejnë dhe e këndojnë me mua.

Gjithashtu portale te ndryshme kane diskutuar edhe rreth djaloshit në klip dhe fotove provokuese, ka diçka mes jush apo është dikush tjetër në zemrën e Arilenës?

Djali në klip nuk më ka rrëmbyer zemrën mua, por i ka mbushur mendjen ekipit tim që të ishte figura e duhur për klipin. Pas një audicioni mes kompanive të modeleve nga Kosova dhe Shqipëria Blertoni fitoi rolin që të ishte shuuuuuuuume afër meje.. haha

Si e parashikon këtë verë, sa i përket anës profesionale?

Kjo verë nuk do më ngacmojë aspak që të bej gati valixhet dhe të filloj pushimet, përkundrazi më inkurajon që të mbyllem në studio dhe të punoj me projekte të tjera. Sapo kam përfunduar këngën e re dhe kemi ndarë datat e xhirimeve të klipit. Bashkëpunëtorët e mi janë kujdesur që të organizojnë të gjitha koncertet e kësaj vere që parashikohet të jete e nxehtë!

Çfarë bën Arilena veç këngës?

Bëj intensivisht aktivitet fizik, palestër dhe është një pjesë shumë e rëndësishme e përditshmerise time. Trupi për mua është i shenjte dhe kujdesem veçanërisht në mënyrën e ushqyerjes.

Si e kujton eksperiencën në “Dance With Me” dhe do të vijosh të jesh pjese e produksioneve në televizionin Klan?

Formatin “Dance With Me” e dashurova që ditën e parë dhe vendosa ta konsideroj si një sfidë shumë të bukur me veten. Sot e kujtoj me nostalgji dhe dashuri të madhe atë eksperiencë nga e cila padiskutim njoha shumë gjëra të reja. Unë do jem gjithmonë në skenë aty ku jam destinuar të jem, përpara publikut!

Ke patur oferta të tjera tunduese?

Ofertat absolutisht nuk kanë munguar, por menaxhmenti im ka menduar që unë duhet të ndjeke këtë rrugë të jem larg së përditshmes dhe sa më pak e pranishme në media duke i përzgjedhur me shumë kujdes daljet e mia në publik.

Sa është rritur Arilena që pas X Factor?

Isha 14 vjeç kur fitova X-Factor, e cilësuar si një vajze çapkenë që performoja gjithmonë me xhinse dhe vishja vetëm kambale. Fati më ka përkedhelur pasi janë kujdesur për mua shumë njerëz që kanë patur një rol të rëndësishëm në evolumin tim si njeri dhe artiste.

Çfarë të mungon më shumë nga ajo kohë?

Skena ka qenë bekimi im! Të performoja përpara atij publiku ishte një ëndërr. Më mungojnë provat që krijojnë kujtimet më të bukura. Fatmirësisht rikthimin në “familje” e përjetova para disa muajsh në “Dance With Me”, në një format ndryshe por më të njëjtin produksion që më rriti.

Nëse do kishe mundësi të ktheheshe pas çfarë do bejë ndryshe?

Sinqerisht asgjë… E kam shijuar maksimalisht eksperiencën ne X-Factor. Kam jetuar çdo moment sikur të ishte i fundit. Mund të them që kujtimet më të çmuara i kam selektuar nga ajo kohë.

Duke u kthyer tek klipi ka një titull mjaft interesant mund të na thuash diçka me tepër rreth subjektit?

Teksti flet për energjinë kimike mes dy të rinjve që flirtojnëe vazhdimisht, ndjejnë shumë gjëra dhe duan të jenë bashkë. Është shkruar nga Rozana Radi bashkëpunetorja ime. Fraza “TokeRroke” ishte inspirim i momentit që ngjiti menjëherë dhe nuk mund të mos ishte titull.

Të gjithë e dimë që ‘Toke- High five’ dhe ‘Rroke – Përqafim’ por teksti gjithmonë shkruhet me nënkuptime prandaj mund ta përshkruash si ta ndjesh veten në të.