Rozana Radi demaskon hajdutin, ndjekësit i vihen kundër për këtë arsye!

Showbiz

Një situatë shqetësuese i ka ndodhur Rozana Radit. Bëhet fjalë për një vjedhje që ka ndodhur në butikun e saj ku duket një adoleshent, i cili duke u përpjekur të mos vihet re merr lekët e kasës.

Kamerat e dyqanit kanë regjistruar gjithçka dhe Rozana e ka ndarë në Instagram videon ndërkohë që i kërkon hajdutit të kthejë të hollat e vjedhura përndryshe do të marr masa.

Ky postim i këngëtares ka ngjallur reagime të shumta dhe përveç atyre që e dënonin këtë veprim, ka patur edhe nga ata që nuk e kanë pëlqyer faktin që këngëtarja e ka shpërndarë videon në Instagram.

Këtyre kritikave ajo iu është përgjigjur me një tjetër postim, duke thënë se i mituri ka bërë këtë veprim tek një sërë dyqanesh mbrëmjen e djeshme, teksa shton se djersën e saj nuk mund t’ia falë askujt, pavarësisht moshës.

E revoltuar nga kritikat që ka marr për publikimin e videos, mes të tjerash këngëtarja ka thënë: “Kam filluar dita ditës bindem ta le këtë vend , jo sepse se dua por njerëzit si ju më bëjnë të mos më pëlqejë as ajri i mëngjesit.