Roza Lati tregon kushtet për t’u qenë partneri i saj! I plotësoni dot?

Showbiz

roza lati fb
Moderatoja njihet për çiltërsinë e saj dhe për faktin që gjithmonë flet atë që mendon, pa korniza. Roza është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes përsa i përket jetës së saj sentimentale. Por, së fundmi, nuk dijmë që ajo të jetë duke jetuar ndonjë histori dashurie. Ndoshta, një arsye për këtë, është fakti se nuk ka gjetur ende dikë që të plotësojë “kushtet” që ajo kërkon.

roza lati

roza2
Vetë Roza, ka treguar në Instagram dy rregullat e saj, për bashkëshortin e ardhshëm. Madje, rregulla të cilat duhet të zbatohen pikërisht në ditën e dasmës së saj. Fillimisht, ajo ka treguar se partneri, duhet ta marrë ditën e dasmës me një makinë të tipit “Rolls Royce.” Një model klasik dhe i vjetër i kësaj marke.

roza3
Rregulli i dyt, i referohet preferencave të saj muzikore. Shpesh herë, ajo ka treguar se grupi i saj i preferuar është Cypres Hill. Ndaj, nuk kishte se si të mos zgjidhte të kishte pikërisht këtë grup, në ditën më të bukur. Ajo thotë se është kusht që Cypres Hill të këndojë në dasmën e saj.

roza4
Cypres Hill është një grup amerikan hip-hopi. E imagjinoni dot sesi mund të jetë dasma e Rozës me atmosferën e krijuar prej tyre? Ne do të kënaqeshim shumë në të, por le të themi që farefisi mund ta mendojë ndryshe apo jo?