Rovena Dilo dhe balerini Eltion Merja janë njohur në Dancing With the Stars, përpara 3 vitesh. Asokohe, dukej se çifti kishte shumë kimi skenike, mirëpo këtë kimi ata vazhduan ta shijonin edhe pas mbarimit të spektaklit. Gjithmonë e më tepër çifti u panë bashkë dhe lidhja e tyre u konfirmua teksa Rovena shfaqi kartolinën e saj për urimin e fundvitit 2015, së bashku me Eltionin. Tashmë, pas 3 vitesh, lidhja e tyre është konsoliduar dhe dy artistët kanë ndërmarrë një hap akoma më të rëndësishëm.
Edhe pse çifti ka “luajtur” shumë me idenë janë apo s’janë bashkë në sytë e publikut, tanimë kjo gjë është e sigurt. Ata kanë filluar të bashkëjetojnë dhe janë mjaft të lumtur. Kjo gjë, reflektohet edhe në kërcimet e tyre po në të njejtin spektakël ku u njohën, “Dancing With the Stars”, teksa pasioni që ata kanë i bën koreografitë e tyre akoma më të bukura për publikun.