Dy këngëtaret kanë nisur një “sherr” virtual, pasi Rosela deklaroi se nuk do të donte të bashkëpunonte me Encën. Kjo gjë, nuk u prit aspak mirë nga kjo e fundit. Kështu, morën rrugë një vazhdë dedikimesh në rrjete sociale, ku ironizonte Ronelën.
Megjithatë, këngëtarja shkodrane ka dashur t’i verë kapakun një herë e mirë kësaj teme. “Mendoj që po ta zgjasim shumë këtë bisedë është e tepërt. Nuk kam asnjë koment. Nuk jam nga ata njerëz që pëlqej të bëj zhurmë. Kjo që jam, e kam bërë me shumë sakrifica. Nuk kam dashur asnjëherë që të bëj zhurmë. Mua nuk më erdhi aspak keq, përsa kohë e kuptova që publiku më do shumë. Ishin komente shumë të mira, dashamirësia e publikut dhe për këtë më erdhi shumë mirë, pasi kjo është ajo që dua.”