Ndërkohë që kudo në media po qarkullojnë sërish foto të Young Zerkës, i cili u fotografua me një bjonde në vendlindje, Ronela Hajati nuk po e prish aspak terezinë. Që prej disa ditësh ajo ka udhëtuar jashtë vendit dhe ndodhet në Miami ku çdo natë po merr pjesë në festa të çmendura.
Ronela po ndjek festa të njëpasnjëshme dhe në çdo njërën prej tyre duket më e bukur se kurrë. Këtë herë ajo së bashku me shoqërinë e saj, kanë shkuar në një tjetër club në Miami dhe nga fotot dhe videot që Ronela ka postuar në rrjete sociale, mund të themi me plot bindje se po e shijojnë në maksimum. Ajo shfaqet duke kënduar, kërcyer e duke pirë së bashku me miqtë.
‘Po më pëlqeka vetja sot’, ka shkruar Ronela në një ndër postimet e saj, duke treguar se ky look po e bën të ndihet vërtetë një yll!