Ronela Hajati zbulon fobinë e saj më të madhe!

Showbiz

ronela hajati
Ronela Hajati ka vendosur t’i përgjigjet disa pyetjeve për veten në një bashkëbisedim me ndjekësit nëpërmjet opsionit ‘Ask a question’. Një prej fansave të saj ka rrëfyer se ka frikë nga lartësitë dhe errësira dhe në vazhdim e ka pyetur Ronelën për fobinë e saj. Pa nguruar, këngëtarja e njohur është shprehur:

54521817 2321295594771840 3425524254383276032 n

“Lartësinë tmerr. Errësirën e kam qejf”.Por e dinit që nga e njëjta fobi që vuan Ronela është e prekur 7% e popullsisë në rang global? Acrophobia (frika nga lartësitë) është një nga 10 fobitë më të shpeshta që prek njerëzit. Si pasojë, ata që e vuajnë nuk qëndrojnë në ndërtesa që kanë distancë të madhe nga toka. Mendohet se një frikë e tillë rrënjoset që në fëmijëri nga një eksperiencë e keqe.