Ronela Hajati zbulon detaje të reja nga emisioni portugez….

Showbiz

r hajati
Ronela Hajati ka publikuar këngën e saj më të re “Pa dashni” vetëm pak kohë më parë. Kjo këngë u pëlqye shumë nga publiku shqiptar, por jo vetëm. Fama e Ronela Hajatit i ka kaluar kufinjtë e Shqipërisë, sepse këngëtarja ka arritur të krijojë fansa në disa vende të botës. Së fundmi, Ronela është ftuar në emisionin e njohur portugez “Quem SOU eu?”, ku do të intervistohet nga këngëtarja dhe moderatorja e njohur Luciana Abreu.

Ka qënë vetë moderatorja e njohur ajo që ka shuar çdo kuriozitet me publikimin e një videoje në ‘Instagram’ ku Ronela thotë; – “Përshëndetje të gjithëve, unë jam Ronela Hajati dhe jam e ftuara e radhës në programin ‘Quem SOU eu?’ të Luciana Abreu kështu që na ndiqni”. Luciana Abreu bashkangjitur videos shkruan se këngëtarja shqiptare do të jetë e ftuar në datën 21 prill dhe intervista do të publikohet në youtube në kanalin e saj. Luciana e cilëson Ronelën si një ndër yjet e muzikës POP në Shqipëri.