Ronela Hajati u përgjigjet të gjithë atyre që e kritikojnë për…

Showbiz

ronela hajati
Rreth një viti më parë, deklarata e këngëtares së njohur Ronela Hajati, se djemtë shqiptarë nuk lexojnë asnjë libër bëri xhiron e rrjetit. Megjithatë ende dhe sot e kësaj ditë kjo gjë vazhdon të diskutohet. Madje duke qenë se një pjesë e meshkujve u ndjenë të ofenduar, vazhdojnë të “sulmojnë” këngëtaren duke e kritikuar se as ajo vetë nuk lexon asnjë libër.

ronela liber

Megjithatë Ronela nuk preferon që kjo të vazhdojë gjatë dhe sot ka vendosur t’ua mbyllë gojën njëherë e mirë të gjithëve. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ fotografinë e librit “E Zgjedhura” nga Kiera Cass, i dyti nga 5 vëllimet. “Thoni ç’të doni po për pesë ditë i lexova dy vëllimet e para dhe sot do nisë të tretin! I dashuroj këta libra!”, – ka shkruar këngëtarja bashkangjitur fotografisë.