Ronela Hajati tregon publikisht ‘dashurinë’ e saj të parë!

Showbiz

 

Mbrëmjen e djeshme Ronela Hajati në një rrëfim të gjatë tregoi detaje të shumta nga karriera dhe jeta e saj private. Ronela tha se i është dashur shumë kohë të krijojë një impakt pozitiv tek publiku, sepse për shkak të karakterit të saj në fillim të gjithë e mendonin si mendjemadhe dhe person negativ. Ajo ka treguar se shumë shpejt do të publikojë tre këngë të reja, të cilat janë të natyrave shumë të ndryshme nga njëra-tjetra.

Më tej Ronela rrëfeu një nga momentet më të veçanta në jetë, puthjen e parë. Ajo ka treguar se puthjen e parë e ka dhënë në kohën e maturës dhe ka thënë publikisht emrin e djalit. “Puthjen e parë e kam dhënë afër maturës. Ishte nga ato lidhjet që shikohesh nga larg, ndërsa emrin e kishte Bledi. Tani nuk e di se ku jeton më”, ka rrëfyer Ronela. Ndërsa përsa i përket statusit të saj aktual ajo ka treguar se është ‘single’ dhe se nuk beson se njeriu dashuron vetëm 1 herë në jetë. Kujtojmë se së fundmi Ronela ka publikuar këngën “Pa dashni”, që numëron gati 2 milionë klikime në ‘Youtube’.