Çdo ditë e më shumë, fama e artistëve shqiptarë po ia del të depërtojë përtej kufijve. Së fundmi,Ronela Hajati rrëfeu se shumë shpejt, këngëtarja do të shfaqet në një televizion portugez, tek i cili do të jetë e pranishme për t’u intervistuar në një nga emisionet, që siç Hajati u shpeh, është ndër më të ndjekurit në Portugali.
Gjithashtu, Hajati la të hapur mundësinë e një bashkëpunimi muzikor mes saj dhe moderatores së emisionit, që duket se është një personazh publik shumë i famshëm. Për vetë faktin se është ende një projekt në diskutim, këngëtarja shqiptare deklaroi se nuk mund të tregonte diçka më shumë rreth këngës së mundshme.