Ronela Hajati njihet si një nga këngëtaret e cila thotë gjithmonë hapur atë që mendon. E kur shikon fenomene të tilla, nuk ka sesi të mos reagojë në mënyrën e saj. Sipas saj, tregu shqiptar muzikor, nuk mund t’i sigurojë kurrsesi një artisti 4 milionë klikime në pak ditë. “A ju del kështu llogaria me këto klikimet që blini? Kot po pyes, se mua s’më del. 4 milionë në ditë as Rihanna s’i bën more vëllezër e motra, apo ça është Rihana para nesh thuaj,” ka shkruajtur ajo.