Këngëtarja Ronela Hajati prej disa kohësh është fokusuar shumë tek nxjerrja e videoklipeve të reja dhe në të vërtetë ka publikuar shumë të tillë. Projekti i saj më i ri do të jetë një këngë të cilën këngëtarja e quan budallaqe, me të cilën do të kërcejmë shumë gjatë muajve të verës por pa shumë vlera artistike, siç thotë ajo.
“Kënga ime e verës është shumë “budallaçkë”. Ta dini që tani, është një këngë shumë funny dhe për të kërcyer sa të kënaqeni… kështu që tani po ju them mos të nisni me vlerat artistike sepse nuk do të gjeni. E kam fjalën për këngën e re që nuk e keni dëgjuar akoma” -ka shkruar Ronela në “Instastory”.