Ronela Hajati dhe Young Zerka janë një ndër çiftet më të përfolura të mediave rozë. Ata janë komentuar shpesh për lidhjen e tyre, të cilën u përfolën se i kanë dhënë fund gjatë karantinës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja. Ajo u shpreh se është vetëm dhe se karantina e ka ndihmuar të gjejë veten.
“Jam vetëm. Jam më e padashuruar se kurrë. Karantina më ka ndihmuar të gjej veten”, u shpreh Ronela.