Ronela Hajati bën konfuzë të gjithë: Çfarë e revoltoi këngëtaren?

Showbiz

ronela diete
Ronela Hajati ka publikuar pak minuta më parë disa ‘story’ të pazakonta tek të cila duket sikur dëshiron të shprehë diçka. Gjithçka ka nisur me shprehjen: “Desha të shkruaj ndonjë gjë për të qeshur, por nuk po më vjen gjë” dhe më tej ka vazhduar me një sërë pohimesh që duket sikur kanë të fshehura nënkuptime.

47686599 1932288990182989 5507277349223137280 n

“Kur mendoj sa shumë njerëz duan të flasin, të nxjerrin ç’kanë përbrenda dhe në fakt mendojnë vetëm çdo mendojnë të tjerët dhe mbyllin gojën duke vjellë vrer kafeneve ose me identitet fallco. Domethënë një vajzë quhet e sjellshme dhe zonjushë e mirë kur qep gojën, kur thotë po për gjithçka, se po foli është e poshtër, injorante, lace, e papjekur. Turp!”,-shkruan këngëtarja më tej.

48277996 195044768116660 6957240376864276480 n

Por nuk ka mbaruar me aq. Në vazhdimësi Ronela publikoi sërish foto të vetes dhe poshtë tyre rreshta të tjerë. “Fatkeqësia më e madhe është se të gjithë këta që bëjnë si patriotët e mëdhenj janë zhdukur nga vendi ynë… E komentojnë lajmet që shohin nga kolltukët e ngrohtë. E të paktën unë që kam punuar që adoleshente, duke u përpjekur pafund të fitoj paratë e mia, statusin tim, sidoqoftë… Përpjekjen duhet ta nisim nga vetja”,-e mbyll monologun Ronela.

48268895 204353150467634 8674378764345409536 n

Nuk e dimë nëse këto rreshta të shkruara nga këngëtarja kanë të fshehur një mesazh, apo kanë marrë shkas nga një ndodhi e saj personale, por duket që është disi e revoltuar.

48365904 2167978246784081 7226240097077690368 n

Gjithsesi ne na bëri goxha konfuzë ky monolog. Po ju kuptuat gjë?

48220034 204223760526855 729766878334943232 n