Ronela Hajati dhe Young Zerka janë një ndër çiftet më të përfolura të mediave rozë.
Ata janë komentuar shpesh për lidhjen e tyre, mirëpo duke se artistët i kanë dhënë fund. Duket se dyshja po e kalojnë të ndarë karantinën pasi Zerka ndodhet në Korçë ndërsa Ronela në Tiranë.
Zerka ka festuar ditëlindjen, por ka munguar një urim nga ana e këngëtares. Për më tepër dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Nuk dihet ende nëse kjo është thjesht një krizë në marrëdhënien e tyre apo janë ndarë përfundimisht.