Cristiano Ronaldo ka fituar 334,637.50 dollarë (313,053.38 euro) nga avokati ‘i dyshimtë’ i akuzueses së tij për përdhunim mbi pretendimet false të paditëses. Një gjykatës amerikan deklaroi se avokati i Kathryn Mayorga, Leslie Stovall, duhet t’ia dorëzojë personalisht paratë sportistit më të paguar në botë, pasi Ronaldo pretendoi se ai ishte paragjykuar nga ‘sjellja e pamatur’ e avokatit për këtë çështje.
Ylli i futbollit, tani në një marrëveshje shumë-milionëshe me skuadrën e Arabisë Saudite, Al Nassr, e ka mohuar gjithmonë përdhunimin e Mayorgas, 40 vjeçe, të pretenduar prej saj se ka ndodhur në Las Vegas në vitin 2009. Ajo pretendoi se Ronaldo i kishte ofruar asaj 330,000 dollarë në këmbim të heshtjes.
Në atë kohë, avokatët e saj vazhduan të përpiqeshin ta përmbysnin atë marrëveshje, duke pretenduar se ajo ishte ‘e paaftë mendërisht’.
Gjyqtarja tha se yllit të futbollit i ishte dëmtuar reputacioni nga akuzat e bëra dhe cështja e mbrritur në dyert e gjykatës.