Rona Nishliu bëhet nënë e një djali dhe i vendos emrin e një mbreti ilir

Showbiz

Këngëtarja Rona Nishliu është bërë sot nënë për herë të dytë dhe na ka prezantuar me të voglin e saj. Ajo dhe bashkëshorti i saj e kanë pagëzuar të birin me një emër tipik ilir, Bardhyl.

Ajo e quan të birin një miniaturë të përkryer. “10.12.2020 ditë e mrekullueshme sot! Familjes sonë iu shtua engjëlli Bardhyl, mbret i zemrave tona tashmë. Gëzimi është shtuar apo infinit-fishuar me ardhjen tënde o miniaturë e përkryer”-shkruan këngëtarja.

Një vit më parë Rona u bë nënë për herë të parë me vajzën e saj, Noa.