Romanca e Pinar Deniz dhe Kaan Yildirim i ka habitur të gjithë

Showbiz

Dy emra aktorësh të  pikasur si ndër më të sukseshmit në botën e serialeve turke sot për sot, Pinar Deniz dhe Kan Yildirim  kanë pushtuar ditët e fundit show bizin turk, me lajmin e romancës së lindur me tyre! Ata janë parë për herë të parë bashkë në publik të kapur përdore, të lumtur , moskokçarës e të painteresuar për lajmet që qarkullojnë për ta.  Dyshja e njohur, nuk janë fshehur aspak nga vëmendja e fansave që i rrethonin dhe as nga ajo mediatike! Prej pak kohësh ishin përhapur thashetheme se kishte lindur një afrimitet i theksuar mes tyre. Vetëm ditët e fundit, çifti i cili dukej në humor mjaft të mirë, pozoi para gazetarëve dhe në deklaratën e tyre konfirmuan  romancën. Pa nguruar, përballë pyetjeve të gazetarëve ata janë përgjigjur: “Jemi shumë të lumtur!