Së fundmi qarkullojnë zëra se grupi i famshëm, Rolling Stones, pas 18 vitesh po punojnë për publikimin e albumit të ri verën e vitit të ardhshëm! Lajmi u bë publik pas ndarjes nga jeta së bateristit të grupit, Charlie Watts në vitin 2021. Grupi legjendar i rrokut e kaloi verën që lam pas duke performuar në vende të shumta anembanë Evropës për nder të 60-vjetorit të krijimit të grupit.
Mick Jagger, Keith Richards dhe Ronnie Wood u bashkuan në New York gjatë dy javëve të fundit për regjistrime të punëve të reja muzikore, së bashku me një grup muzikantësh të klasit botëror për prodhimin e albumit të tyre të radhës që do të vij pas 18 vitesh”.
Pas vdekjes së Charlie-t kishte njëfarë paqartësie se çfarë do të bënin më pas pjestarët e tjerë të grupit. Ata kishin planifikuar datat e tureve muzikore, por më pas nuk ishte e qartë as se si do të ishte e ardhmja për njërin nga grupet më të njohura të rrokut ndër dekada.
Me sa duket tani ka ardhur koha që ata të reflektojnë. Me mendimin e përbashkët ata duket se kanë vendosur se gjëja e duhur është të vazhdojnë të krijojnë muzikë të re, hite të mira dhe shpresë e gëzim në zemrat e fansave.Kohët e fundit “Rolling Stones” u bën subjekt i një seriali dokumentare me katër pjesë, “My Life as a Rolling Stone”, ku shfaqeshin episode individuale në Jagger, Richards, Wood dhe Watts.