Mos e besoni po deshët por ekziston mundësia që rolin e të famshmes Anna Karenina ta luajë një aktore shqiptare.Edhe pse nuk është një lajm i aprovuar përfundimisht, pasi ende nuk është zyrtarizuar, Monika Lubonja mund të jetë aktorja që do të luajë në filmin e ardhshëm të personazhit femëror më të dashur rus, të famshmes Anna Karenina.
Lajmin e ka dhënë vetë Monika në një intervistë për “My Living” duke u shprehur se është në bisedime e sipër që ky rol t’i besohet asaj.“Kam pasur dhe kam një projekt shumë të mirë por dua ta mbaj pak…(të fshehtë). Do të jetë me një regjisor rus që pritet të vijë.Kam një ëndërr shumë të madhe për të parë Rusinë do ta realizoj sepse ndër ëndrrat e mia është që të jem shumë shpejt me Anna Kareninën. Unë po luftoj për këtë gjë. Ndoshta, nuk e di. Bisedat e para deri diku janë shumë mirë. “,- është shprehur aktorja e njohur. Ky padiskutim është një lajm i bukur jo vetëm për Lubonjën por edhe për ne shqiptarët.