Roberti i bën Norës dedikimin e parë pas ndarjes

Showbiz

Roberti dhe Nora u bënë kryefjala e mediave këtë verë. Edhe pse ka kaluar pak kohë, ende të gjithë janë kuriozë për jetën e Norës dhe Robertit pas ndarjes.
Roberti ka treguar si po e kalon këtë situatë nëpërmjet një postimi në Instastory-n e tij. Ai ka pozuar duke buzëqeshur, mirëpo fjalët e shkruara na lënë të kuptojmë se asgjë nuk është siç duket.


“Pas buzëqeshjes time është gjithçka që s’do ta kuptosh kurrë.”- janë fjalët e Robertit, të cilat me siguri i referohen ndarjes me Norën.
Duket se vendimi nuk ka qenë i lehtë për asnjërën nga palët, megjithatë arsyet që i shtynë drejt ndarjes duhet të kenë qenë shumë të forta. Vetë çifti nuk ka bërë ende asgjë të ditur lidhur me këtë situatë.