Një nga temat kryesore këto ditë ka qenë deklarata e parë e Tunës dhe Patrisit lidhur me zënkën që kishin me Norën dhe Robertin. Ata nuk u shprehën keq në asnjë moment duke e konsideruar këtë çështje familjare dhe duke i kërkuar publikut të interesohen vetëm për jetën e tyre profesionale. Deklarata e Patrisit “Vllau si shkjau (serbi)” dhe kërkesës së tij për ta lënë pas këtë temë i është përgjigjur Roberti duke thënë gjithashtu se kjo temë duhet lënë pas.
Roberti shtoi se ai uron që Tiani të rritet mirë dhe i lumtur me prindërit e tij,ashtu edhe Patrisi të jetë i lumtur në familjen e tij. Sa për shprehjen Vëllau si shkjau, Roberti u shpreh se ajo është një batutë e tyre dhe se ai e kupton cfarë ka dashur të thotë. “Ne kemi bërë shumë për njeri tjetrin dhe kush na njeh e di se sa duhemi ne Berishajt “- e mbylli deklaraten ai.