Një tjetër “bombë” e Robert De Niros kundër presidentit amerikan Donald Trump. Aktori i ka ndaluar presidentit të SHBA-ve të hyjë në restorantet japonezë të aktorit. “Nëse Trump do të hynte ndonjëherë në ndonjë prej lokaleve të mia, do të shoqërohej menjëherë për tek dera”, ka thënë aktori. “Nuk më intereson se çfarë i pëlqen. Nëse ai do të hynte në një restorant ku jam unë, do të dilja jashtë,” ka vazhduar ai.