Robert De Niro nuk e fsheh kënaqësinë ndaj vendimit të gjykatës që shpall fajtor Trumpin për 34 akuza: “Drejtësia është vënë në vend”

Showbiz

Robert De Niro, ka dhënë një deklaratë të bujshme për ish-presidentin amerikan Donald Trump i cili u shpall fajtor për 34 akuza. Aktori i famshëm duke iu referuar rastit ku ish- presidenti tentoi të blinte heshtjen e yllit të filmave për të rritur, ka treguar se ishte entuziast ndaj këtij vendimi. De Niro u pyet për këtë, nga mediat prestigjoze botërore, gjatë një eventi në New York .

Aktori i njohur në  deklaratën e tij të bujshme u shpreh:  “Nuk dua të emocionohem shumë. U bë ashtu siç duhet. Drejtësia u vu në vend”, De Niro gjithashtu u pyet nëse mendonte që Trump mund të fitonte sërish zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. “Për mua, nuk ka mbaruar derisa të mbarojë”, u përgjigj ai. Donald Trump është shpallur fajtor për falsifikimin e të dhënave të bizneseve të kompanisë, duke u bërë ish-presidenti i parë amerikan që dënohet për vepër penale. Vendimi u lexua në sallën e gjyqit në Manhatan.