Ai është një nga meshkujt më të përkushtuar, të paktën në dukje. Roberti dheNora, janë prindër të një vajze, Renee. Shpesh herë ai i bën dedikime bashkëshortes së tij, duke treguar dashurinë dhe vlerësimin që ka për të.
Në festën e 8 marsit, nuk kishte si të mungonte një urim i Robertit për dashuritë e jetës së tij. Ai ka gjetur një ide mjaft të veçantë. Roberti ka bërë një bluzë tek e cila ka stampuar një foto të familjes, gjatë festimit të ditëlindjes së Renee.
Bashkangjitur fotos ai ka shkruajtur: “Familja nuk është diçka e rëndësishme. Është GJITHÇKA!”