Robert Berisha na çudit me deklaratën e fundit…

Showbiz

Debati mes Robert Berishës dhe Tunës është më i diskutuari. Robert Berisha ka mbajtur një qëndrim mjaft të hapur në lidhje me marrëdhënien që ka me kunatën, duke u shprehur se nuk ka dëshirë të bëjë paqe me të.

Në maj të vitit të kaluar Roberti u shpreh se fajin në këtë mes e ka Tuna, duke e quajtur atë të paaftë për të patur marrëdhënie të shëndetshme me njerëzit.

“Tuna është ajo që ka pasur probleme me të gjithë artistët. Unë i kërkoj shumë falje Patrisit, që nuk kishim mundësi për të qenë në ditëlindje dhe nuk do të shkoj në asnjë ditëlindje për shkak të Tunës. 100% nuk është faji tek ne”

Megjithatë, Nora Istrefit para disa ditësh dha një variant tjetër pasi këngëtarja u shpreh se mes saj dhe kunatës nuk ka ndodhur asgjë, përpos një keqkuptimi familjar.

“Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi”, tha Nora e cila kritikoi bashkëshortin përse zgjodhi të flasë publikisht në media në lidhje me konfliktin. Mirëpo ai është burrë dhe është 8 vjet më i madh se unë kështu që nuk është lodër e imja që me shkop magjik ta programoj e t’i them fol kështu e fol ashtu. Ai është i rritur”, u shpreh Nora.

Kështu sot, Roberti vendosi të bëjë prapë nga ato të vetat dhe në një intervistë i pyetur nëse është penduar që ka folur publikisht në lidhje me kunatën, Roberti u përgjigj:

“Ndoshta po, ka disa deklarata që mbase po. Njerëzit nuk dinë të vërtetën, por po ta dinin do më thonin mirë kë bërë. Njerëz jemi gabojmë, me Patrisin çdo gjë është ok. Me nipin shihemi, është mirë marshalla, raportet s’janë cënuar’. Në lidhje me qortimin e Norës, ai u përgjigj me të qeshur: “Nuk ma ka thënë live, e thotë veç në intervistë.”