Deklarata e modeles Jessica Kadiu, e cila pranonte lidhjen me Robert Berishën, bëri bujë në mediat shqiptare pasi këngëtari e kishte mohuar kategorikisht romancën në verën e kaluar, kur u panë së bashku në Turqi. Modelja tregonte se e dashuronte Robertin akoma dhe shpresonte që një ditë të mund të ktheheshin sërish bashkë, duke e falenderuar ndërkohë për të gjithë dashurinë që ai i kishte dhuruar.
Por pavarësisht se ajo ëndërronte rikthimin me të, Roberti nuk reagoi publikisht pas kësaj deklarate dhe menduam se gjërat u lanë me kaq, por jo. Në fillim dyshja nisën të ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram, dhe më pas u panë të dy në New York në mars duke na lënë të mendojmë se dyshja mund të jetë bashkë.
Jane nxjerre fotografi të dyshes në një pikë karburantesh rrugës për Shqipëri ku shihen krah njëri-tjetrit. Po ashtu, bën me dije se vetëm pak ditë më parë bukuroshja zeshkane ka ardhur në trojet shqiptare nga New Yorku pas disa muajsh bllokim si pasojë e pandemisë. Me të mbërritur, Roberti duket të ketë qenë adresa e ndalesës së saj, pavarësisht “lamtumirës” publike që i dha në muajin shkurt përmes postimeve.