Performanca e hapjes së Botërorit “Rusi 2018” më 14 qershor ishte magjike, por pati dhe një incident që u komentua shumë. Performanca perfekte e Robbie Williams dhe sopranos ruse Aida Garifullina hapën botërorin në skenë, por në përfundim të performancës, këngëtari bëri një veprim të pahijshëm, ai nxori gishtin dhe u kritikua shumë për këtë gjë. Edhe ditë pas atij veprimi ai është komentuar në media si një veprim i pahijshëm dhe në një vend e kohë të gabuar.
Por, këngëtari vendosi që të rrëfente të vërtetën pse ndodhi e gjithë kjo. I ftuar sot në emisionin e mëngjesi nga ‘Molly dhe Philip’ rrëfeu gjithçka duke e sqaruar edhe arsyen e këtij veprimi. “Kam qenë nën presion të madh, pasi kishte mbetur edhe një minutë performancë dhe nuk e dija si ta zgjasja shfaqjen. Kështu vendosa të bëja gjestin me gisht. Nuk ishte e planifikuar. Nuk i besoj vetes dhe se di se çfarë mund të bëj në një moment”.