Robbie Williams thyen rekordin e Elvis Presleyt duke kryesuar klasifikimet britanike

Showbiz

Vokalisti dhe kantautori Robbie Williams thyen rekordin të cilin deri më sot e mbante Elvis Presley! Ylli britanik arriti kryesimin e toplistve prestigjoze  britanike me albumin e tij të 14-të. Ish-solisti 48 vjeçar i ishgrupit të djemve, ndoshta më të famshmit gjatë viteve ’90 “Take- Thate”, arriti në krye të tabelës zyrtare të albumeve më të pëlqyera në Mbretërinë e Bashkuar në mesin e këtij shtatori.

Williams theu rekordin e mëparshëm të Presleyt si artisti solo me më shumë albume kryesuese në Mbretërinë e Bashkuar. Ai  numëron 19 albume gjithsej të cilat kryesojnë  klasifikimet prestigjoze.

Lidhur me projektet e ardhshme, pak kohë më parë ai kishte deklaruar  se në bashkëpunim me  këngëtaren Kylie Minogue, kishte përgatitur ‘plane të mëdha’ që do të sillnin dritë dhe ndryshime në të ardhmen e muzikës .