Robbie Williams ribashkohet me “Take That” për albumin e ri

Showbiz

rggr.jpg

Këngëtari anglez, Robbie Williams, ka vendosur që të kthehet në studio me kolegët e bendit “TakeThat”, për të incizuar një album të ri, i cili do të përfshijë hitet më të mëdha.Ky ribashkim është bërë për nder të 25 vjetorit të publikimit të albumit të tyre të parë, “Take That & Party”.

Në shtator të vitit të kaluar, Gary Barlow, Mark Owen dhe Howard Donald, konfirmuan se kanë filluar të punojnë në albumin e ri dhe tashmë pjesëmarrës do të jetë edhe Robbie, i cili për herë të fundit ishte në studio me grupin para gjashtë vitesh.
Po ashtu, Williams do t’i bashkohet bendit edhe gjatë turneut që pritet të fillojë në Evropë.
Grupi “Take That” u themelua në Mançester në vitin 1989. Kanë lansuar shtatë albume dhe kanë pasur disa turne të mëdha.
Robbie e braktisi grupin në vitin 1995 për të ndjekur solo karrierë, mirëpo kohë pas kohë është bashkuar me pjesëtarët tjerë. /Telegrafi/