Rıza Kocaoğlu, aktori i cili i ka dhënë jetë personazheve të ndryshme në disa seriale të njohura për shikuesit shqiptarë dhe që së fundmi vjen në Tring si Fiko, personazhi i dashur i serialit “Rruga e Ullinjve”, duket se me punët e zemrës nuk ka patur të njëjtin sukses si në sheshxhirim.
Lidhja e tij e dashurisë me aktoren Selin Ishik zgjati vetëm disa muaj! Pak kohë më parë aktori kishte bërë një deklaratë në lidhje me martesën në të cilën shpresonte që martesa të ishte e afërt. Por vetëm pak kohë pas kësaj deklarate, është mësuar se çifti i ka dhënë fund romancës pa shumë zhurmë.
Aktori 43 vjeçar Koxhaollu, të cilin e kujtojmë gjithashtu si personazhi i Aliut në serialin ‘Kuzeji Gyneji’, e fitoi zemrën e koleges së tij 35-vjeçare Selin Ishık, në marsin e kaluar por kjo vjeshtë solli me vete fundin e romancës së tyre jetëshkurtër.