Rita takohet me Princ Harry

Showbiz

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare ku fama e së cilës ka arritur majat nëpër botë. Rita ka qenë e ftuar në koncertin e bamirësisë “Sentebale Audi”, i organizuar nga Princi Harry. Koncerti ka patur si  qëllim mbledhjen e fondeve, të cilat do të shkojnë për bamirësi. Ky koncert është bërë dhe vitin e kaluar ku të ardhurat nga ky koncert shkuan për bamirësi te fëmijët në Lesoto, Botsvanë dhe Malavi. Princ Harry dhe Rita Ora janë takuar dhe kanë shkëmbyer dhe një përqafim mes njëri-tjetrit. Gjithashtu në këtë takim kengetarja është shoqëruar nga e ëma e saj, Vera Sahatçiu.