Rita Ora zbulon rrugëtimin e vështirë: Mamaja ime ka luftuar me…

Showbiz

ritaoranakosok
Rita Ora ka treguar shpesh se ka një lidhje shumë të ngushtë me nënën e saj, Verën. Përveç lidhjes së gjakut, vështirësitë në jetë kanë ndikuar shumë në forcimin e lidhjes së tyre. Në një moshë shumë të re, nëna e Ritës, Vera u diagnostikua me kancer gjiri dhe për këtë arsye ju desh të largohej menjëherë nga Kosova. Për herë të parë këngëtarja me origjinë shqiptare, ka vendosur të flasë publikisht për këtë moment të vështirë në jetën e familjes së saj. Rita ka treguar se nëna e saj përveç sëmundjes, duhej të mësohej edhe me një vend dhe gjuhë të re.

Rita OraVera Sahatciu e1550776542348

“Isha 13-14 vjeçe kur kuptova se nëna ime kishte kancer gjiri dhe nuk mund ta imagjinoj sa e vështirë do të ketë qenë për të të rriste 3 fëmijë, të linte familjen dhe miqtë e saj, nga Kosova të shkonte në Mbretërinë e Bashkuar, të mësonte një gjuhë të re dhe të behej psikiatre. Nuk mund të jem më krenare për rrugëtimin e nënës sime”, – ka thënë Rita. Vera Ora është zgjedhur si ambasadore e një organizate, për të ndarë historinë e saj të suksesit me luftën kundër kancerit të gjirit me të gjitha gratë që vuajnë nga e njëjta sëmundje.