Rita Ora vjen si aktore, madje flet shqip në film!

Showbiz

rita ora
Ajo është një nga këngëtaret më të suksesshme, por mesa duket Rita mund ta quajë veten edhe aktore. Roli i fundit i saj ishte në filmin “Fifty Shades”, ku interpreton motrën e personazhit kryesor, Mia.

Karriera e saj si aktore faktikisht ka nisur shumë më herët. Kur ka qenë vetëm 14 vjeç, Rita ka luajtur në filmin “Spivs”. Në vitin 2004, ajo ka patur rolin e një emigranteje shqiptare në film, Suzanës. Një rol që në të vërtetë i afrohej shumë realitetit që ajo kishte përjetuar. Në filmin britanik, Rita flet shqip.