Rita Ora tregon tatuazhin e preferuar dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe

Showbiz

Rita Ora aktualisht ndodhet në Australi, si pjesë e jurisë së spektaklit “The Voice”. Së fundi ajo ka mbushur 30 vjeç dhe ka folur për ndryshimet që ka vënë re gjatë kësaj periudhe. “Kur mbush 30 vjeç të duket sikur nuk mund të bësh më të njëjta gjëra. Fillon të ndihesh sikur ke rrudha, sikur të dhembin kyçet. Por mund të këndoj më mirë”, është shprehur këngëtarja.

Ajo është shprehur gjithashtu se është penduar për tatuazhet e shumta që ka bërë në trup dhe po mendon t’i heqë ca në të ardhmen.

“Kam shumë tatuazhe dhe sa do të doja që të mos i kisha gjysmën e tyre dhe të gjithë ata që kanë tatuazhe përfundojnë duke thënë këtë gjë. Por kam një tatuazh, të cilin e dua shumë. Ai lexon ‘Zog’, që është në shqip dhe nëna ime gjithmonë më thërriste zogu vogël”, ka treguar Rita Ora.

Kujtojmë se së fundmi Rita i ka dhënë fund lidhjes së saj edhe me Romain Gavras. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Romain.

“Rita dhe Romain u ndanë muaj më parë për shkak të vështirësive në angazhimet e tyre përkatëse të punës. Ata ende mbeten miq të ngushtë”.