29-vjeçarja me origjinë shqiptare ka hedhur në treg “Rita Ora Home”, një biznes që i dedikohet produkteve të shtëpisë. Lançimin e linjës, artistja e ka nisur me koleksionin “Serenity’ që i dedikohet totalisht produkteve të shtratit dhe dizajneve të tyre.
Ajo është shprehur shumë e lumtur kur ka dhënë lajmin në Instagram, duke treguar se interiori është pasioni i saj. Koleksioni mund të porositet onlinë në Mbretërinë e Bashkuar në website-n zyrtar ndërsa do të dalë në shitje zyrtarisht në 10 shkurt.