Rita Ora : “Shqiptarët janë arsyeja përse e dua New Yorkun”!

Showbiz

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka lavdëruar shqiptarët, gjatë një interviste të fundit në emisionin e yllit Elvis Duran në New York. Në programin për “iHeart Radio”, Rita Ora ndau ndjenjat e saj dashamirëse për komunitetin shqiptar në New York, veçanërisht artistët që kanë arritur suksese të mëdha ndërkombëtare.

E pyetur për komunitetin me origjinën e saj që jetojnë në New York, artistja u shpreh e emocionuar: “O Zot, kjo është një ndër arsyet përse e dua shumë New Yorkun. Një përshëndetje për të gjithë shqiptarët e mi aty”.

Gjatë intervistës, ajo u pyet edhe për artistet homologe shqiptare si Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Ava Max, të cilat gjithashtu kanë fituar fame në nivel global. “Jemi shumë nga ne tani. I dua të gjitha ato”.  Këngëtarja theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe promovimit të njëra-tjetrës në një industri tepër konkurruese dhe i vlerësoi pa hezitim arritjet e kolegeve të saj shqiptare.