Pak kohë pas publikimit të këngës së saj të re “LGBT Anthem’ Girls”, Rita Ora është kthyer në qendër të vëmendjes pasi tematika ka vend për shumë debate. Menjëherë pas kësaj këngëtarja ka dhënë një intervistë për prestigjiozen ‘People’ ku ka treguar se vite më parë edhe ajo ka pasur marrëdhënie me vajza prandaj ka zgjedhur t’u dedikojë një këngë komunitetit të ‘LGBT’.
“Jam biseksuale 50/50 dhe nuk do ta fsheh. Nuk po fsheh çfarë jam apo kush jam,” u shpreh Rita Ora. Këngëtarja shpesh është përfolur për marrëdhëniet e saj të dashurisë me meshkujt, por deklarata e cila ka dhënë ka shokuar të gjitha fansat e saj.