Rita Ora, shikoni çfarë i ka bërë dorës

Showbiz

 

rita 1471467316 7312101

Superylli shqiptar, Rita Ora, ka vendosur që të largojë tatuazhin e saj në dorën e djathtë.
Bukuroshja ka pasur një tatuazh të dytë në dorën e djathtë, një trëndafil të zi të cilin e zbuloi vitin e kaluar në Billboard Awards.

Ajo u shfaq në shumë paraqitje publike me këtë tatuazh.

Megjithatë, 25 vjeçarja është parë dje me dorë të lënduar, duke tentuar ta fshehë atë, pasi ka qenë në një klinikë për të larguar tatuazhin.
Nuk dihet as domethënia e tatuazhit të larguar, e as arsyeja pse Rita e ka larguar këtë tatuazh.

Rita Ora ka 30 tatuazhe në trupin e saj.

rita 2 1471467284 1205813.