Rita Ora ka lançuar bashkëpunimin me markën e çantave Escada, e cila do dhurojë për çdo shitje të çantave të dizenjuara nga këngëtarja, 15 euro në ndihmë të fondacionit “Women for Women International”.Ky fondacion ndihmon femrat që kanë arritur t’ia dalin mbanë luftës dhe dhuron ndihma që të marrin veten.
Gjatë intervistës për promovimin e kësaj nisme të re dhe lançimit në treg, këngëtarja ka rrëfyer se lufta lidhet ngushtë me origjinën e saj, duke marrë parasysh luftën që është zhvilluar në Kosovë. Më tej ajo rrëfeu se do vijë në vendlindje për disa bamirësi që do të zhvillohen gjatë prillit. Ajo ka kompetenca të plota për të përfaqësuar Kosovën në evente të tilla pasi zotëron titullin ‘Ambasadore Nderi’, titull ky që I është vënë nga ish-Presidentja Atifete Jahjaga