Vera dhe Nik Ora kanë zbuluar blerjen më të re në vendlindje. Megjithëse jetojnë në Londër prej shumë vitesh, prindërit e këngëtares së njohur, Rita Ora kanë vendosur që çdo rikthimi në vendlindje, të jetë më i ngrohtë duke blerë një pronë në Prishtinë. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë ata, duke zbuluar kështu edhe pamjen madhështore që ka banesa.
“Shtëpia është aty ku qëndron zemra. Megjithëse jetojmë në Londër, është e rëndësishme për ne që fëmijët dhe brezat e së ardhmes të kenë mundësinë që të vizitojnë vendlindjen tonë Prishtinën, në Kosovë”,-shkruajnë Vera dhe Nik.Vila ka një arkitekturë shumë të veçantë dhe kjo bie menjëherë në sy. Kjo shtëpi është pjesë e një zone shumë luksoze me residenca dhe ndodhet vetëm 7 minuta larg nga qendra e kryeqytetit të Kosovës.