Revista prestigjoze Gentelmens Quarterly (GQ) ka organizuar mbrëmjen e djeshme eventin e saj “GQ Awards”. Mes shumë emrash të njohur pjesëmarrëse ka qenë edhe këngëtarja e njohur Rita Ora.
Por duket se jo çdo gjë ka shkuar mirë. Rita Ora kishte veshur një fustan pas trupit e transparent, por ka pësuar një incident. Rripi i fustanit është këputur dhe këngëtarja për pak ka dalë zbuluar. Fakti që Rita ishte pa reçipeta, e bëri që të kalonte një moment paniku, gjë të cilën e ka rregulluar më pas.