Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e DJ të njohur Avicii, tronditi të gjithë botën e muzikës. Kur morën vesh lajmin të gjithë kolegët e tij të prekur kujtuan disa nga momentet më të veçanta me të, e një ndër ta ishte dhe Rita Ora. Në shtator të vitit të kaluar këngëtarja me origjinë shqiptare dhe DJ patën një bashkëpunim që rezultoi mjaft i suksesshëm.
Për këtë arsye, Rita nuk mund ta harroj lehtë mikun dhe bashkëpunëtorin e saj, prandaj dhe në një koncert në Hollandë nuk mund të mos e kujtonte. Mes lotësh ajo foli për Avicii dhe më pas performoi në skenë këngën e tyre “Lonely Together”. Kjo ishte me të vërtetë një nga performancat më të ndjera dhe më emocionuese të Rita Orës.