Është bërë i ditur tashmë lajmi që Rita Ora do të jetë prezente dhe do të performojë në koncertin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Këngëtarja, e ka treguar përherë se sa e afërt është me vendin e saj. Përveç kësaj, ajo nuk ka pranuar të paguhet për koncertin.
Ndërkohë që një emër tjetër që u lakua, ishte Dua Lipa. Mendohej se edhe ajo do të ishte një nga performueset e asaj nate. Por, mesa duket, Dua nuk ka ndjerë të njejtin ‘patriotizëm’ si Rita. Fillimisht u diksutua se Dua e refuzoi ftesën, pasi në atë datë kishte planifikuar të tjera aktivitete në axhendën e saj. E ndërkaq, tashmë ka dalë në dritë edhe çmimi që ajo kërkoi për të ”liruar axhendën”.
Këngëtarja kishte kërkuar të paguhej 200.000 euro, për të qenë pjesë e këtij koncerti. Një shifër pak e ekzagjeruar, sidomos kur po ia kërkon vendin tënd apo jo?